E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata pezullon Androkli Kokthin

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata vendosi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, Androkli Kokthi, i dyshuar se ka ulur ndjeshëm detyrimin financiar, që duhej të paguante në favor të shtetit kompania e naftës “Fullpet”. Per këtë kompani Prokuroria po zhvillon hetime pasi dyshon se është e përfshirë ne nje skeme mashtruese. Sipas organit te akuzës, në vitin 2014, administrata tatimore, nën drejtimin e të dyshuarit Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit. Prokuroria vëren se Kokthi vijon te jete person nen hetim, edhe pse i është ndryshuar masa e sigurimit ne detyrim paraqitje ne Gjykatën e Larte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë