Subscribe

Gjykata e Elbasanit vendosi këtë të premte përfundimisht për mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofeva në vendin e saj, pas arrestimit të saj nga autoritet shqiptare pasi u kap në Uzinën e Gramshit.

 

Avokati mbrojtës i 33 vjeçares ka theksuar tha se vendimi i gjykatës ishte mëse i duhur, pasi Timoveves i rrezikohej jeta në rast rikthimi në Rusi.

 

“Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi do të përndiqej, pasi qëndrimi i saj është kundër Putinit”, tha  avokati i saj mbrojtës Fatmir Lushi .

 

Gjithashtu një tjetër arsye se pse gjykata vendosi për mosekstradimin e Timoveves është sepse tashmë ajo i ka llogaritë e hapura me drejtësinë shqiptare.

 

Me përfundimin e gjyqit për mos ekstradimin e saj, për 33 vjecaren nis nga ky moment gjyqi për akuzat e spiunazhit.

 

Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën spraj neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *