Subscribe

Nga e enjtja e javës së ardhshme, Armando Prenga deputeti i përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar socialist, do t’i ndjekë seancat parlamentare nga kuvendi dhe jo nga televizori siç kishte bërë deri tani. Ndryshimi i vendimit të Gjykatës së Lartë nga “arrest shtëpi” në “detyrim paraqitje”, i rikthen të drejtën Prengës të ushtojë mandatin e deputetit të fituar në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 2013. Ndërkohë, Gjykata nuk pranoi gjykim e shkurtuar, duke lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës teksa deputeti duhet të paraqitet në polici çdo të hënë në orën 10:00. Avokati mbrojtës, Maks Haxhia, kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij, pasi në këtë mënyrë ulen edhe shpenzimet gjyqësore. Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur tri akuza ndaj Armando Prengës, “armëmbajtje pa leje”, “plagosje të lehtë me dashje” dhe “kanosje”. Armando Prenga akuzohet per ngjarjen e ndodhur në datat 4 dhe 5 në shtator 2015, përpara komisariatit të Kurbinit ku u konfliktua me pjestare te familjes Cali. Sipas akuzës, konflikti mes dy familjeve, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *