Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të lirojë nga burgu policin serb, Dejan Panatiç, duke e lënë atë në arrest shtëpie.

 

Ndryshimi i masës së sigurisë sipas gjykatës, ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

 

Polici Dejan Pantiç u arrestua në fillim të dhjetorit, pasi dyshohet se sulmoi zyrat e komisionit zgjedhor lokal, në veri të Kosovës.

 

Pas arrestimit të tij, serbët në veri vendosën barrikada duke bllokuar rrugët drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *