Subscribe

Pavarësisht se prokuroria kërkoi 30 ditë burg për Jurgen Kurtin, Gjykata e liroi ate duke e lëne ne masën e sigurisë se “arrestit të shtëpie”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por burime i thane Vizion Plus se 23-vjecari ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe nuk ka thëne asnjë fjalë për ngjarje e rende, ku mbeti i vrarë babai i tij Artur Kurti. Leonard Ristani, sipas Prokurorisë, dyshohet se kreu vrasjen e kunatit të tij Artur Kurtit. Ristanit iu komunikua masa e arrestit “arrest me Burg” në spitalin e burgut, pasi ka marrë një plagë në shpatull nga konflikti me babain e Jurgenit. Nga hetimet rezulton se bashkëshortët, Shpresa dhe Artur Kurit ishin në proces divorci dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore e konfliktin ndërmjet çiftit, që përfundoi me humbjen e jetës së 50-vjeçarit. Ndërkohë pritet që akt-ekspertiza e thikës si edhe rrobave të sekuestruara për të kuptuar dinamiken e konfliktit. Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Policia Gjyqësore dhe Prokuroria, arrestoi në flagrancë shtetasit Leonard Ristani dhe Jurgen Kurti si persona të dyshuar për kryerje të veprave penale të “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare “ dhe “prodhime  mbajtje, pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *