Pas më shumë se 40 ditë qëndrimi në paraburgimin e 313-s në Tiranë, Enrico Gazza i dyshuar per trafikimin e nje ton kokaine nga Peruja me destinacion Italine është liruar. Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e menjëhershëm për 49-vjeçarin, pasi autoritetet peruane, nuk dërguan dokumentacionin për ekstradimin e Gazza-s brenda afatit 40-ditor te parashikuar ne ligj. Italiani Enrico Gazzo, u arrestua në aeroportin “Nene Tereza” me 5 gusht të këtij viti dhe rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi, Gjykata e Lartë e Perusë, kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim me Italinë, në maj të vitit 2008, autoritetet peruane sekuestruan në lima një ngarkesë prej rreth 1 ton kokainë. Nga hetimet, rezultoi se Gazza do ishte pritësi i ngarkesës së drogës, e cila do të hynte në Itali nëpërmjet portit të Livornos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *