Gjykata e Tiranës ka shpallur këtë të martë të pafajshëm dy ish-drejtuesit e gardës së republikës Ndrea Prendi dhe Artan Hoxhën, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. Ndërkohë që me shërbim prove për dy vite është dënuar vetëm Shqipe Jasimi, ish-financierja e gardës. Tre ish-funksionarët e gardës së republikës u hetuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës e falsifikim dokumentash, pasi duke paguar Shqipe Jasimin pa qenë e pranishme në punë, i kishin shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 616.000 lekë. Prendi, Hoxha dhe Jasimi përfunduan në Gjykatë si të pandehur më 30 dhjetor të 2014-ës, ndërsa pas 28 seancave ky gjykim u mbyll me pafajësi. Me këtë vendim, ish-kreu i gardës Prendi, ka fituar një tjetër pafajësi nga gjykatat shqiptare pas procesit gjyqësor të 21 janarit, ku u akuzua për vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *