E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjykata lë në qeli vrasësit e Durrësit/ Një nga të akuzuarit nuk pranon akuzën e vrasjes së katër personave

Gjykata e Durrësit u blindua mëngjesin e te shtunës nga forca te shumta te policisë, ndërsa për gati dy ore u zhvillua seanca gjyqësore për dy autoret e dy atentateve mafioze  ne qytetin bregdetar.

Reklamë

Gjykata vendosi arrest me burg për autoret, Altin Ndoci 33 vjeç dhe 22-vjeçarin qe me 27 prill ekzekutuan ne Durrës dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

Mbi ta rëndon dhe një tjetër vrasje e bujshme e kryer ne dy mars ne qyetetin bregdetar, ku mbeten të vrare Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.

Reklamë

Pas përfundimit te gjyqit avoktai i Altin Ndocit hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur të pabaza.

Sipas uniformave blu te dy atentate janë kryer për te njëjtin motiv; prishjen e pazareve te drogës.  Dy prej viktimave Dorja Shkoza  i ekzekutuar në mars dhe Besmir Haxhia ishin dënuar respektivisht ne Greqi dhe France për lende narkotike.

Autoreve iu sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik dhe prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Më shumë video

Reklamë