E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata lë në qeli 9 anëtarët e bandës së armëve në Tiranë

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit që u kapën me armatim të rëndë dhe municione pak ditë më parë dhe disa prej tyre ishin edhe pjesëmarrës në 3 ngjarje kriminale, të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë.

 

Pas kërkesës së SPAK, e përfaqësuar nga prokurorët Eneid Nakuçi e Behar Dibra, Gjykata la në burg 9 të arrestuarit e operacionit “Kompleks”, i finalizuar më 1 prill.

 

Të përfshirë në këtë grup kriminal, janë edhe dy të arrestuar më herët, Edmond Jamaku dhe Enver Jamaku. Ata ranë në pranga në fund të muajit shkurt, të akuzuar për tentativën e vrasjes me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz.

 

Enver Jamaku ishte ai që zbërtheu grupin dhe çoi në zbulimin e 18 bazave të armatimit, si dhe në zbardhjen e 3 ngjarjeve të tjera kriminale.

Vazhdo të lexosh