E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata lë në burg vrasësit e Durrësit

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë këtë të shtunë për dy autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Altin Ndoci dhe 22-vjeçari K. A.u lanë në burg. Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e mediave.

Reklamë

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A. nga Durrësi, që ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Këta persona në bashkëpunim edhe me dy të tjerë që janë në kërkim, akuzohen se janë autorë edhe të ngjarjes së ndodhur më 02.03.2020, në Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë