Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Ilir Pajën, i njohur me pseudonimin “ufo”.

 

Me këtë vendim është vulosur ekstradimi i tij drejt Italisë. Ai u arrestua mbrëmjen e të enjtes pas 3 muajsh ndjekjeje nga forcat operacionale.

 

Paja mori nofken “ufo” pas dy arratisjeve të bujshme nga burgu italian i sigurisë së lartë. Drejtesia e vendit fqinj e ka dënuar për vrasje dhe rrëmbim.

 

Edhe në Shqipëri Ilir Paja ka qenë i dënuar për vrasjen e një polici.

 

Vendimin për lirimin me kusht të tij e dha gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *