Ervis Shkurta, Enea Sulejmani
Ervis Shkurta, Enea Sulejmani

Gjykata e Tiranës caktoi sot masat e sigurisë për Enea Sulejmanin, policin e Operacionales, Ervis Shkurta i njohur ndryshe si “Visi i pazarit” dhe dy persona të tjetë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, Shkëlqim Ostresi dhe Igli Begaj.

Gjykata ka vendosur masën burg pa afat për Enea Sulejmanin, ndërsa tre të tjerët burg deri më 16 maj, kur edhe do të zhvillohet një seancë për vijimësinë e dënimit të tyre. Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkaq polici i “Operacionales”, Ervis Shkurta, ka mohuar që numri ku është nisur një mesazh të ketë qenë i tij.

Personat e sipërcituar janë pjesë e nje grupi për trafikimin e lëndëve narkotike, tre prej tyre u përplasën me efektivët e policisë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, për të shmangur arrestimin.

Ndërsa polici i Operacionales Ervis Shkurta u arrestua një ditë më parë. Efektivi prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merren me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Madje edhe mbrëmjen e së enjtes ku antidroga arrestoi 3 të rinjtë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që priste për të marrë kokainën, që të largohej me shpejtësi.

Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Ky i fundit lidhej me një numër anglez në aplikacionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për mallin dhe shumat e lekëve.

Roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e mallit dhe të parave mes grupeve kriminale. Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt. Shkurtaj akuzohet për trafik dhe shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim.
/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *