Subscribe

Renato Milloshi, autori që përkrahu Jani Aliaj, vrasësin e dyshuar te Elton Ciçes ne 1 maj 2016, doli para gjyqtareve pas vetedorezimit ne polici dy dite me pare.

 

I veshur sportiv, i pandehuri pranoi se ka qenë i dënuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje.

 

Para togave të zeza Milloshi mohoi të ketë marrë pjesë në vrasje e Cices, ndërsa në pak shpjegime në seancën që zgjati 5 minuta ai ka deklaruar se ishte shok me Jani Aliajn dhe se ditën e vrasjes e ka shoqëruar jani Aliajn me makinë, pa e ditur se çfarë krimi do të kryente ai.

 

Më herët, në Prokurori, Renato kishte treguar se e dinte armiqësinë që Aliaj kishte me Cicon por natën e krimit, ai thjesht kishte qëndruar në makinë fare pranë vendit të ngjarjes.

 

Po kështu edhe paratë për të marrë automjetit ja kishte dhënë Jani Aliaj, pavarësisht se ajo figuronte në emrin e Milloshit. Pas dorëzimit ne Policinë e Tirane, Milloshi kishte thëne se nuk kishte patur asnjë kontakt me Jani Aliajn, qe pas vrasjes ne zonën e bllokut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *