E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata lë në burg Mikel Alinë, bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Mikel (Gjovalin )Alinë, autori i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të ngushtë Eri Zefi.

 

Alia pas negociatave me familjarët dhe forcat e policisë është vetëdorëzua të martën në polici, pasi qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë.

 

Reklamë

Policia dyshon se ishte ai që dorëzoi Eri Zefin tek hasmi duke e nxjerrë nga shtëpia, por Alia e mohon këtë fakt duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

 

Ndërkohë 34 vjeçari Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës në 2 tetor.

 

Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks.

Vazhdo të lexosh

Reklamë