Subscribe

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për ish-efektivin e Policisë, Remal Rada dhe mikun e tij Elton Hithi të cilët u arrestuan pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz.

 

Pas kontrollit në banesë dy personave iu gjetën edhe armë të tjera.

 

Sipas Prokurorisë dyshohet se ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada të jetë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë.

 

Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza të ADN por kjo nuk është pranuar nga të pandehurit.

 

 

Ndaj tyre rëndojnë akuzate armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformave të policisë së shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *