E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjykata le në burg Gjergj Cukalin

Gjergj Cukali, i arrestuar si drejtues i nje rrjeti te trafikut te kokainës ne kryeqytet, do të qëndroje në burg deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës, pas njohjes me provat e Prokurorisë. Por në momentin e komunikimit të masës, Cukali i kërkoi prokurorisë që të vërtetojë akuzat ndaj tij, pasi tha se nuk kishte lidhje me 7 te arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tangent”. 37-vjeçari dyshohet se drejtonte nje grup kriminal që trafikonte heroinë dhe kokainë e më pas i shpërndante në zonat VIP të kryeqytetit.
Kokaina, paketohej në një apartament në Tiranë dhe fshihej e shpërndahej në kavanozë apo ne lodra fëmijësh. Xhiroja mujore arrinte deri në 50 mijë euro. Policia sekuestroi 282 gramë kokainë te paketuar dhe te gatshme për t’u hedhur në treg.

Më shumë video

Reklamë