Subscribe

Gjykata për Krime të Rënda vendos masën ‘arrest me burg për 45 ditë’ për Geldo Hotin.

 

Hoti është ndaluar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u  plagosën.

 

37 vjeçari është arrestuar mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ai  dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *