“Arrest me burg” ishte masa e sigurisë e dhënë sot për 74-vjeçarin Beqir Xhilaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dy dite me pare, ne Shkodër. Por gjate seancës te Krimet e Rënda, i moshuari mohoi krimin. Ai tha se gruaja e tij kishte vrarë veten, ndërsa u shfajësua duke sqaruar se e kishte te pamundur ta qëllonte, pasi ishte vetëm me nje dore. Prokuroria paraqiti provat e saj, duke thëne se 74-vjeçari e qëlloi me çifte te shoqen, Lumturie Xhilaj, pas nje konflikti. Beqir Xhilaj rezulton se ka qenë i dënuar me 15 vjet burg, edhe për vrasjen e gruas së tij të parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *