Subscribe

Baftjar Bruka, i dyshuari kryesor si autori i shpërthimit me tritol në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë ketë të shtunë përpara togave të zeza për t’u përballur me 3 akuzat e Prokurorisë. Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Brukën, duke lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës. Vetëm pak ditë më parë, 25-vjeçari, me origjinë nga qyteti i Kukësit, u ekstradua nga shteti suedez, për llogari të Interpol Tirana. Ai ishte arrestuar në qershor të 2015 në Stokholm, pas urdhrit te arrestit ndërkombëtar të lëshuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 25 shkurt të 2015. I prangosuri nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, dhe në të njëjtën kohë nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara hetuesve të çështjes. Më tej, Bruka ka aluduar se historia e përfshirjes së tij dhe e Vladimir Gjutës në vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, është e sajuar nga instancat më të larta shtetërore, duke pretenduar se bëhet fjalë për një sulm politik. Prokuroria, dyshon se Baftjar Bruka në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, kanë ideuar, organizuar dhe vendosur një sasi tritoli në farmacinë e babait të ministrit Tahiri në orët e para të mëngjesit të datës 10 shkurt. Mekanizmi i shpërthimit u krye me celular, por fatmirësisht u regjistruan vetëm dëme materiale.

Po atë ditë kur ndodhi shpërthimi, policia ka gjetur një sasi tritolit të pashpërthyer të vendosur në trotuarin pranë stacionit të autobusit të Unazës në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Për Prokurorinë, personat kryesor të vendosjes së tritolit janë të dyshuarit; Vladimir Gjuta, Baftjar Bruka dhe Lumjan Matmuja. Po kështu, në rolin e vëzhguesve dhe transportues të tritolit, Prokuroria dyshon se janë përdorur Kamber Bruka dhe Erjon Dule.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *