Vijon në masa të forta sigurie, seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit për  “fortë“ e fshatit Nikël. Gjykata e Krujës ka lënë në burg pesë të “fortët” e arrestuar në operacionin e zhvilluar në fshatin Nikël.

 

Në qeli mbeten shtetasit Valter Bami, Ylli Çangu dhe Maklen Haka, ndërsa pritet të jepet masa e sigurisë për dy të tjerët.

 

Ndërkohë i pari që mësoi masën e sigurisë Ylli Çangu: për të si dhe për të gjithë të tjerët prokuroria kërkoi lënien në burg pa afat.

 

Ndërkohë avokati i tij Dilaver Smanaj kundërshtoi kërkesën e prokurorisë si të pabazuar, për faktin se Çangut i është gjetur në banesë vetëm një shpatë dekorative, e pamprehur.

 

Kundërshtime bëri edhe avokati Ilir Murati, që përfaqësonte Valter Bamin, por gjykata vendosi të lërë të gjithë të arrestuarit në burg.

 

Sipas prokurorisë, të pestë të arrestuarit akuzohen për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohte si dhe për vepra të tjera të rënda. Nga aksioni i forcave RENEA të enjten  u arrestuan Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç,  Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç. u

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *