Subscribe

Pas kthimit në atdhe të 110 kosovarëve nga zonat e konfliktit në Siri, katër prej tyre  janë arrestuar, ndërkohë që 32 gra akuzohen për përfshirje në organizata terroriste.

Të marten gjykata e Prishtinës caktoi masën e arrestit të shtëpisë për 10 prej tyre, për veprën penale tw pjesëmarrjes në ushtri të huaja, në formacionet e jashtme paraushtarake dhe në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Kosovës .

Aktivitetit I tyre dyshohet se është ushtruar nga 2014-ta, e deri në prill të këtij viti.

Ndër të kthyerit janë dhe 74 fëmijë, 9 prej të cilëve kanë kanë humbur prindërit në luftë.

Kthimi ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA-në, ambasada e së cilës ka përshëndetur këtë operacion.

Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konfliktet në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të “Shtetit Islamik” ku më shumë se 70 prej tyre janë vrarë.

Kosova në vitin 2015 miratoi igjin me të cilin u ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas të dhënave të policisë, në Siri  vijojnë të qëndrojnë edhe 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *