Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

Gjykata Kushtetuese tregon pse e pezulluan dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare

9 Tetor 18:33

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese publikohet në Fletoren Zyrtare, ku argumentohet edhe rrëzimi i dekretit të presidentit Bajam Begaj për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Tiranës, që u pezulluan pas këtij vendimi, sepse u gjetën në shkelje të nenit 115 të Kushtetutës.

Trupa gjykuese me 8 anëtarë argumentoi se nëse do të lejohej zhvillimi i zgjedhjeve dhe nëse do ligjërohej dekreti, kjo do sillte pasoja të pariparueshme “në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor”, në këtë rast Erion Veliajt, që kishte ankimuar shkarkimin e tij nga këshilli bashkiak dhe Këshilli i Ministrave.

“Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin  konkret  ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.   8577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës,  do  të  sillte  pasoja  të  pariparueshme  në drejtim   të të drejtave të të zgjedhurit vendor (kërkuesit), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim”, thuhet mes të tjerash në këtë vendim.

Dhe për këto arsye të mësipërme Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45,pika 1, të  ligjit  nr.  8577, datë  10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27, të   Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës, njëzëri, vendosi:

“Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës  së  Shqipërisë  nr.350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë”.

E PLOTË:

Në datën 9.10.2025 mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimi i dekretit të

Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Përcaktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës parashikon, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.”.

Mbledhja e Gjyqtarëve pasi mori në shqyrtim kërkesën për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë1.10.2025,

VËREN:

1.Në datën 29.9.2025, kërkuesi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) me kërkesë me objekt shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.9.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj” me pretendimin se ai vjen në kundërshtim me nenin 115 të Kushtetutës. Në datën 1.10.2025 Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, përfshirë edhe Bashkinë Tiranë të përcaktuar në pikën 1 të këtij akti. Kërkuesi në datën 2.10.2025 i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për shtim objekti, duke kërkuar edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për pikën 1 të tij si dhe pezullimin e efekteve juridike të këtij akti, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577/2000.

2.Në mbështetje të kërkesës për pezullim, kërkuesi ka pretenduar se, për sa kohë Kushtetuta i ka dhënë Gjykatës kompetencën dhe përgjegjësinë për të garantuar të drejtën e organit të zgjedhur vendor ajo duhet të ndalojë pasojat e paligjshme që vijnë nga dekreti i Presidentit. Sipas tij, zbatimi i dekretit përpara se të shprehet Gjykata për ligjshmërinë e VKM-së që e ka shkarkuar atë nga detyra, rrezikon të prodhojë pasoja të rënda, të parikthyeshme, që prekin jo vetëm pozitën institucionale të të zgjedhurit vendor, por edhe interesat shtetërore, shoqërore dhe të qytetarëve.

Kërkuesi ka pretenduar se pasojat e mundshme janë organizimi i zgjedhjeve në një bashki ku nuk ekziston vakanca juridike; shpenzimet e burimeve njerëzore e financiare për organizimin e zgjedhjeve; një proces zgjedhor i imponuar politikisht dhe kundër vullnetit të qytetarëve. Po sipas tij, në rast se nuk vendoset pezullimi, vendimi i Gjykatës nuk do të rivendosë situatën e mëparshme dhe pasojat do të ishin të pakthyeshme, duke u krijuar një precedent i rrezikshëm, zëvendësimi i të zgjedhurit vendor përpara se të vendoset vlefshmëria e shkarkimit.

3.Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, të ndryshuar, Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërore, shoqërore ose të individëve, sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose në seancë plenare urdhëron pezullimin e tij. Sipas kësaj dispozite, së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërore, shoqërore ose të individëve, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund të bëhet nga Gjykata përpara ose në seancë plenare.

4.Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (kërkuesit), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

PËR KËTO ARSYE,

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27, të Rregullores për Procedurat Gjyqësor e të Gjykatës, njëzëri,

VENDOSI:

  1. Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republik ës së Shqipërisë nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.

Tiranë, më 9.10.2025/ Kryetare: Holta Zaçaj”.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Kushtetuesja Vendimi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Qytetarët protestojnë në Kakome, shembin rrethimin që kufizonte tokat prej 2 dekadash

më shumë...

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë ndërthuret me muzikën elektronike

më shumë...

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja, reagon ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Akte të tilla turpërojnë popullin shqiptar!

më shumë...

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën Shqipëri-Kosovë për Gjuhën dhe Letërsinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:51

Qytetarët protestojnë në Kakome, shembin rrethimin që...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.