E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjykata Kushtetuese shtyn “vetingun”

 

Për herë të dytë Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, që konsideron si antikushtetues ligjin për Vettingun.

 

Shkak është bërë përfaqësimi ligjor i Unionit në Kushtetuese.

Reklamë

 

Vetë gjyqtarët që çdo ditë shqyrtojnë çështje në Gjykata, nga padija, pakujdesia apo qëllimisht, kishin dërguar në Gjykatën më të lartë në vend, një avokat i cili kishte licencë të referonte vetëm në dy shkallët e para të gjyqësorit, por jo në Kushtetuese.

 

Për deputeten socialiste Vasilika Hysi, Gjykata Kushtetuese nuk mundet të pranojë këtë nivel përfaqësimi.

 

Hysi tha se nuk mund të paragjykojë vendimin që do të marrë Kushtetuesja, por kujtoi se e njëjta Gjykatë i ka rrëzuar më parë goditjet që i janë bërë ligjit të vettingut.

 

Mbledhja e radhës ku pritet që Kushtetuesja të marrë një vendim, do të zhvillohet të hënën e ardhshme.

Më shumë video

Reklamë