Vendi
Gjykata Kushtetuese rikthen për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të nisë edhe njeherë gjykimin për fatin e zgjedhjeve lokale.
Pas miratimit të opinionit të Venecias për procesin e 30 qershorit, Kushtetuesja ka lajmëruar një seancë të re në daten 2 nëntor.
Reklamë
Edhe pse tradicionalisht Gjykata Kushtetuese zhvillon vetëm një seance plenare dhe pas opinionit të Venecias ka shpallur vendimin; këtë herë gjyqtarët kanë vendosur që të dëgjojnë sërish palët.
Në 15 tetor, Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke vlerësuar se bojkoti i partive politike nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë datën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




