Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit qe la ne detyre Presidentin e Republikes, Ilir Meta.

 

Ne lidhje me sjelljen e kryetarit te shtetit gjate fushates zgjedhore per betejen e 25 prillit, gjyqtaret mendojne unanimisht se Ilir Meta ka kryer veprimtari politike.

 

Por, 4 anetare te Kushtetueses kane gjykuar se kjo perben shkelje te Kushtetutes, 3 anetare te tjere nuk e kane cilesuar te tille, dhe per kete arsye vendimi perfundimtar eshte se Presidenti nuk ka kryer shkelje te rende te Kushtetutes.

 

“Gjykata vlerëson se, edhe në kontekstin e rolit aktiv që ka zgjedhur të mbajë Presidenti gjatë mandatit të tij kushtetues, qëndrimi i tij në ushtrim të detyrës, ndërkohë që ka qenë i veshur me petkun zyrtar të Kryetarit të Shtetit, i materializuar në deklarata dhe postime të shumta nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik dhe në përmbajtje me mesazhe politike, para dhe gjatë fushatës zgjedhore, përbën veprimtari me natyrë politike. “

 

Per pretendimet e tjera te Kuvendit ne lidhje me sjelljen e presidentit ndaj SHBA, apo ndaj institucioneve te pavarura, gjyqtaret e kane cilesuar sjelljen e Ilir Metes te papershtashme, por pa pasoja per vendin.

 

“Gjykata, duke ritheksuar të njëjtin qëndrim mospajtues në lidhje me qasjen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti ndaj organeve të rendit publik dhe atyre të sistemit të drejtësisë, vlerëson se edhe në këtë rast, Presidenti nuk ka ushtruar kompetenca në këtë drejtim.”

 

Ne kete vendim, per here te pare, Gjykata Kushtetuese vulosi legjitimitetin e parlamentit te kaluar, i cili, pas djegies se mandateve nga opozita, ngeli me 122 deputete.

 

“Gjykata vlerëson se edhe pse kjo situatë ka treguar një krizë përfaqësimi, që nuk përputhet me mënyrën se si ushtrohet demokracia në një shtet të së drejtës, Legjislatura IX e Kuvendit ka pasur legjitimitet substancial. “

 

Kjo eshte hera e pare qe Gjykata Kushtetuese shqyrton rastin e shkarkimit te Presidentit te Republikes ne Shqiperi, dhe kete here, 6 gjyqtare votuan pro Ilir Metes.

 

Kliko linkun për të lexuar vendimin e plotë: Gjykata Kushtetuese publikon vendimin për Presidentin Meta

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *