Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, kundër bordit të  çmimeve të produkteve të shportës.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur deputeti i PD Dashnor Sula, i cili në një postim në Facebook, shkruan se në datën 31 janar Kushtetuesja do vendos nëse është në anën e qytetarëve apo të grosistëve!

 

Sipas deputetit, Bordi i Transparencës ka në përbërjen e vet vetëm përfaqësues nga qeveria dhe biznesi dhe asnjë nga ana e qytetarëve.

 

Sula shton më tej se për bordin e çmimit të naftes që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi, ndërsa ngre dyshime dhe uron që pas kesaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e “arit të zi”.

 

Më 31 Janar, Gjykata Kushtetuese vendos nëse është në anën e qytetarëve apo të grosistëve!

 

Jam i lumtur që reagimin tim të parë publik ta bëj për të informuar qytetarët që Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ne, një grup deputetësh për heqjen e Bordit të Çmimeve të ushqimeve dhe më 31 Janar pritet një vendim.

 

Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët. Nuk ka asnjë përfaqësues nga qytetarët e thjeshtë. Ajo strukturë është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve.

 

Apeloj dhe uroj që Kushtetuesja, çdo anëtar i saj të qëndrojë në lartësinë e betimit që ka bërë para se të shkonte në atë detyrë. Të mbrojnë kushtetutën dhe interesin e qytetarëve.

 

Ndërkohë dua të ndaj një shqetësim që kam ndaj Gjykatës Kushtetuese.

 

Më datë 6 Shtator bashkë me kolegen Dhurata Çupi depozituam ne gjykatë padinë ndaj Bordit për çmimin e naftës. Ndërsa rreth 2 javë më pas me kolegun Bledion Nallbati depozituam padinë për Bordin e çmimeve të ushqimeve. Pra fillimisht ankimuam vendimin e qeverisë për çmimin e naftës dhe më pas për ushqimet.

 

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe do vendos nëse do vijoj apo jo punën Bordi i Çmimeve të ushqimeve. Ndërkohë për bordin e çmimit të naftes që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. Uroj që pas kesaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e “arit të zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *