Bota
Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut: Presidentja Park, e akuzuar për korrupsion, duhet ta lerë postin

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun Hye duhet të largohet përgjithmonë nga posti që mban, shpalli sot Gjykata Kushtetuese e vendit, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, Yonhap.
Reklamë
Park u dërgua në gjykatë dhjetorin e kaluar, pas akuzave për korrupsion.
Ajo dyshohet se ka lejuar bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Choi Soon Sil që të ndërmjetësonte për çështje të ndryshme shtetërore si edhe ka komplotuar me të për t’u zhvatur para’ kompanive më të njohura të vendit, përfshirë ”Samsung”.
Sipas Kushtetutës së vendit, brenda 60 ditëve duhen zhvilluar zgjedhjet e reja presidenciale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




