E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Bota

Gjykata kundër Trump, gazetari i CNN rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

CNN Digital Expansion 2017 Jim Acosta

Gazetari CNN-it, Jim Acosta,  pas vendimit të gjykatës do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Sipas vendimit të gjykatës bëhet me dije se leja duhet rikthyer, ndërkohë që shqyrtohet një padi e CNN-it kundër Donald Trump.

 

Sipas mediave ndërkombëtare gjykatësi i çështjesh ka thënë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë shkel të drejtat e gazetarit dhe cënon lirinë e fjalës. Duke folur jashtë gjykatës, Acosta u shpreh i kënaqur me vendimin, e tha “Le t’i kthehemi punës”.

 

Vendimi detyron zyrën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë të kthejë përkohësisht lejen e hyrjes së gazetarit, akreditimin që i lejon atyre qasje të lehtë në rezidencë dhe ngjarjet e tjera presidenciale.

 

Avokati i Acostës tha ndërkohë se, kjo ishte një ditë e madhe për amendamentin e parë të Kushtetutës dhe për gazetarinë.

Vazhdo të lexosh