Subscribe

Gjykata e Krimeve te Renda shpalli kete te marte vendimin per 9 te pandehurit e grupit “Xibraka”, të cilët u dënuan në total me 104 burg. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte vetëm, Ilir Hyseni i cili do te qëndrojë ne qeli per 12 vite. Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit do te vuaje 10 vite dënim. Me nga 12 vite u dënuan edhe dy kolumbianet Cezar Avilla dhe Walter Morena. Vëllezërit Arjan dhe Kelmend Dalipi u dënuan respektivisht me 10 e 11. Ndërsa Saimir Batku e i shpalluri ne kërkim ndërkombëtar, Genci Xhixha, u dënuan me nga 13 vite. Për Gentian Gjonin, Gjykata vendosi qe ai te vuaje  11 vite burgim.

 

Grupi i kokainës u godit ne janar te vitit 2015 kur ne fshatin Xibrakë të Elbasanit u zbulua një laborator për përftimin e kokainës. Ky ishte laboratori i parë i mirëfilltë drogës në Shqipëri. Për këtë qëllim kishin ardhur në vendin tonë edhe dy kolumbianët. Sipas organit të akuzës, hetimi kishte nisur në dhjetor të 2014 nga policia gjermane, e cila mbante nën vëzhgim Ilir Hysenin dhe të dashurën e tij Pranvera Ebeling, e cila është ende në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *