Subscribe

Gjykata e Larte rrezoi rekursin e Prokurorisë per lirimin e Domart Konjarit i dënuar me 10 vite burg në Francë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ankimimi për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila zbuti masën e arrestit për Konjarin ishte bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, por çështja u mbyll përfundimisht në dhomën e këshillimi nga Gjykata e Lartë. Konjari do të hetohet në gjendje të lirë edhe pse lirimi i tij solli reagimin e forte te Ambasadës Franceze në Tiranë. Nëpërmjet një letre dërguar krerëve më të lartë të shtetit, diplomati Bernard Fittousi ngriti shqetësim për vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, i cili ndryshoi masën e sigurimit nga arrest në detyrim paraqitje për 42-vjeçarin. Ky vendim i Gjykatës u bë me argumentimin se kishin mbaruar afatet e paraburgimit. I njohur si miku i Franc Konomit qe u vra në atentat ne 2010, Konjari tentoi të kalonte për në Greqi me pasaportë të falsifikuar. Krahas akuzave për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, Konjari dyshohet dhe si autor i një vrasje në Shqipëri Në vitin 2005 në afërsi të shkollës së kuqe ai ka vrarë Fatjon Naxhakun. Sipas policisë, viktima Naxhaku kishte shkuar për të vrarë Konjarin, por në përleshje e sipër, ai i merr armën dhe e qëllon për vdekje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *