Rajoni
Gjykata franceze vendos fatin e Haradinaj

Gjykata Franceze vendos të enjten për fatin e Ramush Haradinaj.
Trupa e gjyqtarëve në Colmar pritet të vendosë në lidhje me kërkesën për ekstradimin ose jo të ish kryeministrit Haradinaj, pas shqyrtimit edhe të fakteve të reja të dërguara nga pala serbe lidhur me akuzat për krime lufte gjatë konfliktit të Kosovës.
Reklamë
Seanca është caktuar të mbahet në orën 9 të mëngjesit.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është ndaluar nga uniformat blu në Francë bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb në vitin 2004.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




