Gjykata e Vlorës,  ka lënë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për 13 persona të cilët u paraqitën për vlerësimin e masës së sigurisë këtë të dielë, në kuadër të operacionit Tempulli.

 

Ndërsa për shkak të moshës  dhe rrethanave shëndetësore është vlerësuar në masë më të lehtë sigurie ” arrest shtëpie” për  Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj, Julian Shabani.

 

 

Ndërkohë më kërkesë të prokurorisë,  kanë përfituar masë të lehtë edhe  Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka , për rrethanat familjare.

 

 

Sipas avokatit Edmond Dëma,  për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *