Gjykatësi Sokol Tona ka rrëzuar kerkesen e FSHF për të hequr masën e sekuestros nga materialet, mandatet dhe serverat e Federatës së Futbollit, vendosur nga Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimit për shkeljet e mundshme gjatë procesit zgjedhor në Shoqatën e Tiranës.

 

Me këtë vendim, Prokurorisë së Tiranës i jepet drita jeshile të çojë gjer në fund hetimin per proceset zgjedhore ne disa Asamble te Shoqateve Rajonale te futbollit, vecanerisht ate te Tiranes.

 

Padia qe ngritur nga Shoqata Rajonale e Tiranës përpara dy javësh, përpara se vetë kjo shoqatë, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë, duke njohur Asamblenë e thirrur nga Veliaj dhe kryetar Eduard Prodanin.

 

 

Sokol Tona e ka këtë vendimin e tij të fundit në karrierën e tij të gjatë si gjyqtar, pasi sot del zyrtarisht në pension.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *