Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë “nuk janë demokratike” sepse, sipas sistemit politik aktualisht në fuqi, grupet kryesore etnike, “popujt përbërës” – boshnjakët, kroatët dhe serbët – gëzojnë një pozitë të privilegjuar.

Kështu është shprehur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në vendimin lidhur me ankesën e paraqitur nga një shtetas boshnjak.

 

Ky i fundit denoncon faktin se për shkak të një kombinimi të kërkesave territoriale dhe etnike të zbatueshme për zgjedhjet legjislative dhe presidenciale, ai nuk ka mundur të votoje per kandidatet qe deshironte ne zgjedhjet e vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *