Subscribe

Gjykata e Shkodrës lë në burg Safet Bajrin,  një nga anëtarët e bandës “Bajri”.

 

Gjykata e ka dhënë vendimin nën masa të larta sigurie, ndërsa  Bajri ka mbërritur me një mjet të blinduar.

 

Burime bëjnë me dije se në seancë do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.

 

Ndërkohë pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri do të vijë në Tiranë për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *