12 tetori është caktuar nga Gjykata e Posaçme si datë që do të nisë seanca e parë e procesit zgjedhor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

 

Dosja e SPAK i ka kaluar për gjykim gjyqtarit Erion Çela. Për gjykim pjesë e kësaj dosjeje është edhe ish-anëtari i shtabit të Belerit Pandeli Kokaveshi.

 

Më heret SPAK mbyll hetimet më 14 shtator për dosjen e Belerit.

 

Ky i fundit ka bërë deri më tani 6 kërkesa për liri, ose për të marrë leje për tu betuar si kryebashkiak, leje që janë refuzuar të gjitha.

 

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë.

 

Ai akuzohet për blerje votash. Konkretisht Beleri akuzohet se bleu 8 vota me një vlerë prej 40 mijë lekësh në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *