E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen për Fatmir Mediun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit mori në dorëzim dosjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, një nga të akuzuarit për tragjedinë e gërdecit.

 

Kalimi i dosjes u bë nga Gjykata e Lartë, e cila shpalli mos kompetencën për shqyrtimin e çështjes.

 

Reklamë

Rihapja e dosjes u kërkua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e cila argumentoi se tashmë nuk ekzistonte asnjë pengesë ligjore për gjykimin e Mediut.

 

Ish-ministri i Mbrojtjes u akuzua për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Rihetimin e tij e kërkoi Prokuroria, pas kërkesës së bërë nga familjarët e fëmijës Edison Durda që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë