E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Gjykata e Posaçme lë në burg të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi këtë të premte të lërë në burg gjashtë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Fesim Bexhdili, Olsi Turja dhe Ardian Doçaj do të vijojnë të qëndrojnë pas hekurave.

 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Këta shtetas, së bashku me Altin Hajrin, i cili është pronari i një kompleksi në Shijak, dyshohet se janë urdhëruar nga një grup kriminal për të rrëmbyer viktimën në 17 janar të këtij viti në Kamëz. Pas rrëmbimit dhe dhunës së ushtruar, Jan Prenga ka gjetur vdekjen rrugës për në një kompleks në Shijak.

 

Ata akuzohen për veprat penale: “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë