E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata e Posaçme heq dorë nga dosja “Bajri”, e çon në Prokurorinë e Shkodrës

Gjykata e Posaçme ka dërguar dosjen “Bajri” në Prokororinë e Shkodrës, pasi konstatoi se SPAK nuk është kompetent. Për të akzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Të dyshuarit do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës.

 

Në kuadër të operacionit ‘OAZ’, 11 persona përfunduan në prangat e policisë në shtator të 2018-ës, pjesë e një nga grupeve më të fuqishme të botës së krimit që vepronte në Shkodër dhe jashtë vendit.

 

mMes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Vazhdo të lexosh

Reklamë