E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Politikë

Gjykata e Lartë zbulon gafat e juristëve të Kryemadhit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dështuar sërish me paditë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Këtë herë ka qenë Gjykata e Lartë që ka vendosur në favor të kryebashkiakut Veliaj, sa i përket ankimimit të LSI lidhur me vepimtarinë gjatë fushatës elektorale, ku partia e drejtuar nga Kryemadhi akuzonte për shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e drejtuesit politik të fushatës elektorale të PS në Tiranë.

 

Reklamë

Në vendimin e tij më të fundit, të zbardhur ditën e sotme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

 

“Ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ka shpallur moskompetencën nuk mund të ushtrohet rekurs i drejtëpërdrejtë në Gjykatën e Lartë,” thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë