Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç...

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD

18 Mars 19:39

Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Apelit të shqyrtojë në themel vlefshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit 2021 dhe t’i japë përgjigje dilemës se cilat janë organet drejtuese të partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike.

Në vendimin e arsyetuar bie në sy se Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e shkallës së dytë duke theksuar se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedurial.

Gjykata e Lartë ka vënë në dukje se në procesin e regjistrimit të statutit dhe vendimeve të një partie politike, gjyqtarët kanë të drejtë të kontrollojnë vetëm vlefshmerinë e procedurave të ndjekura, duke nisur nga njoftimet për mbledhjen e forumeve, tek kuorumi dhe zbatimi i statutit. Por sipas gjykatës në këtë proces nuk mund të ketë palë, duke rrëzuar kështu ankimimin e  Enkelejd Alibeajt në Apel.

“Gjykata zhvillon një gjykim në të cilin, nuk ekziston konflikti mes palëve kundërshtare, por për shkak të natyrës së çështjes apo cilësive të kërkuesit të parashikuara nga ligji, gjykata vlerëson thjesht përputhshmërinë e akteve, veprimeve juridike apo fakteve me qëllim që tu japi atyre efekte juridike.”

Sipas kolegjit të Gjykaës së Lartë  kur ka mosmarrëveshje brenda një partie politike duhet hapur një gjyq i ri.

“Në rast se ndonjë subjekt i tretë pretendon se cenohet nga regjistrimi i këtyre akteve për ndryshimet statutore, ka detyrimin që të paraqesë padi themeli, në mënyrë që gjykata të vlerësojë themelin e mosmarrëveshjes dhe të përcaktojë në mënyrë përfundimtare se kush është subjekti që mbart të drejtën dhe kush ka tagrat e përfaqësimit ligjor të personit juridik ndaj të tretëve.”

Gjykata e Lartë urdhëron Apelin që pasi të analizojë çështjen të vendosë nëse Komisioni i Rithemelimit është apo jo organi që drejton Partinë Demokratike.

“Gjykata e Apelit duhet të merrte në shqyrtim dhe të analizonte nga pikëpamja e ligjit dhe e faktit se, çfarë vlere provueshmërie dhe juridike kanë:  aktet e miratuara në Kuvendin Kombëtar në datën 11.12.2021 në lidhje me organet drejtuese të PDSH, për të cilat kërkohet regjistrimi në regjistrin e partive politike.”

Nga ana tjetër Gjykata e Lartë rrëzon arsyetimin e Apelit se Gjyqtari Agron Zhukri nuk mund të shqyrtonte çështjen organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Tani qe argumentat e gjykatës së lartë janë publikuar, apeli duhet të marrë edhe njëherë në shqyrtim kërkesën e komisionit të Rithemelimit për kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021. Nëse apeli njeh Kuvendin e 11 dhjetorit atëhere Sali Berisha i cili është zgjedhur nga shumica e demokratëve si kryetar i PD, do të jetë edhe ligjërisht kryetari i partisë më të madhe të opozitës.

Vendimi i Apelit merr një rëndësi të veçantë pasi vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet parlamentare dhe nga ky vendim varet kush do të garojë me logon e PD, Sali Berisha apo Lulzim Basha./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Gjykata e Larte logo e PD Vendimi

Nga e njëjta kategori

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën motoristi, shoferi 24-vjeçar arrestohet nga policia

më shumë...

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç dorëheqjes, drejtësia vonon por nuk harron!

më shumë...

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë të zonës shkatërrojnë objektet: Askush nuk na i merr dot tokat

më shumë...

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë ndërthuret me muzikën elektronike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

2:16

Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë...

1:51

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.