Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit sa i përket çështjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur nga ankuesi Jamarbër Malltezi, kundër vendimit nr. 129(87-2024-180) date 28.06.2024, të Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Avokatët mbrojtës të Malltezit dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, iu drejtuan Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 28 qershor 2024 që e la atë në masën arrest shtëpie.
Malltezi do të vazhdojë të qëndrojë në masë arresti shtëpie teksa dosja për kompleksin Partizani tanimë ka mbërritur për gjykim në GJKKO.




