Gjykata e Lartë rihap garën për kandidatë për anëtarë të këshillit të lartë Gjyqësor.

 

Gara për të zëvendësuar gjyqtarin e shkarkuar Besim Trezhenjeva, i cili nuk e kaloi vetingun.

 

Gjykata e Lartë njofton që gjyqtarët e Gjykatave të Apelit jashtë Tiranës që janë të interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të aplikojnë. Më poshtë janë dhe pikat që duhet të plotësojë çdo kandidat.

 

“Në procesin e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gjykata e Lartë vepron në zbatim të urdhërimeve kushtetuese e ligjore, e në mënyrë të vecantë të pikës 2 të nenit 147 të Kushtetutës, të pikës 1 të nenit 7 si dhe të pikave 4 dhe 5 të nenit 11 të ligjit nr. 115/2016.

Në përputhje me nenet 10/3 dhe 276/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nga gjyqtarët e interesuar duhen plotwsuar;

a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;

b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *