Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kandidatët për këtë post janë Brikena Ukperaj  dhe Luan Dervishi.

 

Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë. Ndërsa Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

 

Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj.

 

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *