Subscribe

Bie edhe masa e fundit e arrestit shtëpiak per Ervis Rroshin. Tashme kryebashkiaku i Kavajës mund te vijoje normalisht punën, pasi Gjykata e Larte vendosi masën e re: detyrim paraqitjeje. Ketë të mërkurë, relatori i çështjes Edmond Islamaj ndryshoi vendimin e Gjykatës së Apelit, duke e kthyer de fakto në zyrë qytetarin e pare te Kavajës. Ne fund të seancës, avokati i Roshit thekoi, se klienti i tij nuk ka shkelur ligjin. Kryebashkiaku Rroshi ndodhej prej 4 muajsh në arrest shtëpie, teksa me herët Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranës kishte vendosur arrest me burg per të. Elvis Rroshi akuzohet për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit, duke qenë zyrtari i parë i akuzuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin. Por ai është akuzuar disa here edhe nga opozita, si person me te shkuar kriminale dhe i implikuar ne trafikun e drogës ne europe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *