E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata e Lartë liron Alban Trimin

Gjykata e Larte liroi Alban Trimin, ish-efektivin e policisë i vënë nën akuzë nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe fshehje të provave ne vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur ne maj të këtij viti në lokal “Deniro”. Nga arrest me burg, Gjykata vendoi të lerë deri ne përfundim të hetimeve ne arrest shtëpie Trimin. Sipas hetimeve të akuzës, ish-efektivi i policisë që mbrëmjen e ekzekutimit të Çiços ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit, ka fshehur armën e viktimës. Alban Trimi ka mohuar diçka të tillë, por pamjet e kamerave të sigurisë hedhin poshtë pretendimet e tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë