E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjykata e Lartë lë në burg Kserën

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish-Ministrit te Punës Spiro Ksera për t’u liruar, deri në përfundim të hetimeve. Relatori i çështjes, Shkëlzen Selimi, nuk pranoi rekursin e të pandehurit Ksera, ndërsa Gjykata e Apelit i kishte caktuar atij masën e sigurisë “arrest me burg” më datë 9 mars të këtij viti. Ish-ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Sipas akuzës, Ksera kryente pagesat për aktivitetet e zhvilluara, pa i justifikuar me fatura, madje dhe duke dhënë si provë vende të tjera nga ajo që ishin përcaktuar ne kontrata. Nën këtë akuzë Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-ministrin Ksera i akuzuar për përfshirjen në vjedhje për 30 milionë lekë.

Më shumë video

Reklamë