Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për kthimin edhe një herë në Apel për rishqyrtim të çështjes së vulës dhe logos së PD.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se vendimi i sotëm është bërë në shkelje flagrante të ligjit.

Sipas tij Gjykata e Lartë duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!

“Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!”, thotë Gjokutaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *