Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzoi këtë të hënë reformat gjyqësore, të shumëdiskutuara e që shkaktuan protesta mbarëkombëtare vitin e kaluar kundër qeverisë së Netanyahut.

Reformat synonin të kufizonin Gjykatën e Lartë, duke i kaluar qeverisë kompetencat për emërimin e gjyqtarëve.

Kritikët deklaruan se ky propozim do të minonte rëndë demokracinë e vendit duke dobësuar sistemin gjyqësor.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ligjin e miratuar nga qeveria në 2023 pason disa muaj trazira të brendshme.

Në korrik, qeveria miratoi ligjin që tani njihet si projektligji i “arsyeshmërisë”. Ky ligj hoqi fuqinë e Gjykatës së Lartë dhe gjykatave më të ulëta në Izrael për të anuluar vendimet e qeverisë.

Në atë kohë, ligji shkaktoi debate të shumtë, duke bërë që qindra mijëra protestues të dilnin në rrugë duke kërkuar anulimin e reformave dhe dorëheqjen e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Në atë kohë qindra rezervistë ushtarakë, përfshirë pilotët e forcave ajrore, kërcënuan të refuzonin të raportonin për shërbim, gjë që çoi në paralajmërime se kjo mund të dëmtonte aftësitë ushtarake të Izraelit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *