E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjykata e Lartë “dritë jeshile” për Saimir Tahirin: Ka shkelje procedurale gjatë gjykimit

Gjykata e Lartë i ndezi dritën jeshile ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi vendosi që dosjen e tij ta rikthejë në Apel me një tjetër trupë gjykuese.

Shkak janë bërë parregullsitë e gjetura në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kolegji Penal argumenton se gjyqtarët e çështjes ishin në konflikt interesi. Fjala është për gjyqtaren Albana Boksi, e cila nuk duhet të bëhej pjesë e procesit, pasi ka shqyrtuar më herët çështjen e Taulant Haxhiraj, I cili ishte përfshirë me dosjen Habilaj.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës theksohet se Prokuroria nuk paraqiti asnjë fakt që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin e tij me Habilajt.

 

Po ashtu, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do i jepnin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i lidhur këto dhurata apo shuma monetare me Tahirin.

Bazuar në këto fakte, Gjykata e Larte thotë se, papajtueshmëria e gjyqtarëve, në shqyrtimin e çështjes Tahiri e bën vendimin te pavlefshëm pasi ka cënuar të drejtën e të pandehurve për tu gjykuar nga një trupe e paanshme, për rrjedhojë, sjell prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Kujtojmë se SPAK kishte kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i apelit të GJKKO për rigjykim të Tahirit, ndërkohë që vetë ish-ministri Tahiri kërkoi ndryshimin e vendimit të Apelit dhe kthimin po në këtë shkallë me trupë tjetër gjykuese.

Më shumë video